Ishte konfirmuar me Coronavirus, 101-vjeçari del i shëruar nga spitali, mendjen e ka te gruaja e tij

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Një i moshuar kinez që u infektua me coronavirusin menjëherë pas ditëlindjes së tij të 101-të, është shëruar pasi kaloi një javë në spital.

Sipas mediave të huaja, ish pacienti, i njohur me mbiemrin e tij Dai, u largua dje nga Spitali i Tretë në Wuhan në Provincën Hubei të Kinës qendrore.

Madje, siç thuhet më tej, Dai dukej se ishte shumë energjik kur doli nga spitali, Li Lai, kryeinfermieri i spitalit.

“Ai fliste shpesh për gruan e tij 92-vjeçare. Ai tha se duhet të përmirësohej shpejt që të mund të shkonte në shtëpi dhe të kujdeset për të”, shtoi Li Lai.

Pensionisti testoi pozitiv me simptoma të buta të coronavirusit në shkurt, pasi festoi ditëlindjen e tij të 101-të.

Ai është vënë nën karantinë dy-javore për vëzhgim pas shërimit të tij.

Ndryshe, Dai është tre vjet më i vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Hu Hanying, i cili u shërua të dielën e kaluar.

Gruaja 98-vjeçare u largua së bashku me vajzën e saj 54-vjeçare, e cila gjithashtu ishte e infektuar nga virusi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme