ISIS drejt fundit në Mosul

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 19:01 | Nga

Forcat irakiane njoftuan sot rimarrjen e një lagjeje tjetër në perëndim të Mosulit duke kufizuar gjithnjë e më shumë rrethin e luftëtarëve të grupit Shtetit Islamik.

Trupat e elitës kundër terrorizmit (CTS) çliruan zonën industriale të veriut që ndodhet në pjesën perëndimore të Mosulit”, deklaroi në një komunikatë zëvendëskomandanti i operacioneve (JOC), që koordinon luftën kundër Shtetit Islamik në Irak, përcjell Atsh.

Marrja e kësaj zone ndodhi pas fillimit të një ofensive të re javën e kaluar në veriperëndim të Mosulit. Forcat irakiane kanë rimarrë tashmë kontrollin e plotë të lagjes periferike Al-Haramat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme