Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili tha se qeveria Kurti është jetëshkurtër dhe e krijuar për shkak të pazareve politike, raporton Ekonomia Online.
“Sot na paraqitet një koalicion që është vonuar shumë për shkak të pazareve. Çka pamë që ju interesoj për qytetarët, pamë vetë diskutim për pozita”.
“U harruan projektet dhe u kthye lakmia për pozita. Çmimin inovativ për shkeljen e rregullave e meritoni ju”..
Bashkëpartiakja e Ismailit, Eliza Hoxha, pyeti pse duhet të besohet qeveria Kurti kur qysh me numrin e ministrive kanë mashtruar.
“Shtimi i ministrive është apetitit për pozita të juaja. Keni deklaruar se nuk do të uleni me Serbinë pa kërkuar falje, por pamë duke pirë kaffe. Pse duhet ne të ju besojmë juve”.