Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili ka marrë pjesë në përurimin e rinovimit Klinikës së Endokrinologjisë, raporton Ekonomia Online.
Ismaili me këtë rast tha se fondet e kursyera po kthehen në investime në përmirësim të shërbimeve për qytetarët.
“Është kënaqësi e madhe të jesh në Klinikën e Endokrinologjisë dhe të shihen ndryshimet që kanë ndodhur dhe të takosh pacientët ku ata të jenë dëshmitar të ndryshimeve”.
“Është kënaqësi të shohësh që fondet të cilat nuk akuzohen kthehen në investime ditekte për qytetarët ashtu edhe për personelin shëndetësorë dhe bashkëdyzimit i vullnetit dhe energjisë ka arritur të krijojë një klinikë dhe mund të jemi krenarë”.
Drejtor i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se po punohet në krijimin e hapësirave moderne në mënyrë që pacientëve tu ofrohen shërbime cilësore.
“Po punojmë për të mirën e pacientëve. Janë bërë investime edhe nha donatorët e u krijuan këto hapësira moderne”.
Venera Berisha-Muharremi drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, tha se këtëo investime janë bërë nga ShSKUK-ja dhe investitorë privat.
Sipas saj, ky është një investim që ka ndryshuar tërësisht shërbimet për pacientë.
“Ky është një promovim i përurimit të renovimit të klinikës i cili është bërë me investimin e ShSKUK-së dhe nga donatorët privat”, tha ajo.
Kjo klinikë përveç ngjyrosjes, ndërrimit të dyshemesë, ndërtimit të pritores së re, modernizimi të sallës së edukimit, ka siguruar edhe televizor për secilën dhomë të pacientëve.
Po ashtu, secili shtrat i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren në rast të ndonjë kërkese.