Me ftesën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të qëndrojnë në Kosovë tre ekspertë të OBSh-së për të ndihmuar në krijimin e politikave për Qytete të Shëndetshme.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për vite me radhë është ballafaquar me probleme të ndotjes së ajrit. Me krijimin e këtyre politikave, kjo gjendje do të filloj të përmirësohet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet ministri Ismaili.
“Sot nisa ditën me ekspertin e OBSH-së, profesorin John Ashton, me të cilin patëm një diskutim shumë të mirë implemetimin e misionit të OBSH-së për qytete të shëndeteshme edhe në vendin tonë”, ka thënë Ismaili.
“Pas disa viteve me radhë që Prishtina renditet në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, disa muaj më parë unë kam iniciuar një iniciativë për ta ftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të na ndihmoj në krijimin e një politike për Qytetet e Shëndetshme (Healthy Cities), si politikë afatgjate për ndryshimin e gjendjes në qytetin tone”, ka thënë ai.
Ai ka njoftuar se kjo iniciativë do të shtrihet edhe në Ferizaj dhe Obiliq, mirëpo Prishtina do të ketë rolin kryesorë në krijimin e rrjetit të qyteteve të shëndetshme.