Ismaili: QKUK do pajiset me shtretër të rinjë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se së shpejti QKUK do të pajiset  me shtretër të rijnë, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij mbetën ende shumë sfida për tu tejkaluar mirëpo që do të punojnë në sigurimin e një cilësie më të madhe.

Postimi i plotë:

Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë qe kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin.

Image may contain: people sitting, table and indoor

Image may contain: indoor

Image may contain: people sitting, bedroom and indoor

Image may contain: bedroom and indoor

Image may contain: indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme