Ismaili takon kardiologët nga Amerika që po operojnë fëmijët në QKUK

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:49 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë, në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar profesionistët shëndetësorë të cilat kanë ardhur nga SHBA-të për operuar fëmijët me probleme në zemër në QKUK.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë në korrik të këtij viti, profesionistëve shëndetësorë nga Amerka u ëshët lejuar angazhimi i përkohshëm në Kosovë, në kuadër të “Mission Kosovo 2019” që organizohet nga “Gift Of Live Kosov”.

Ministri Ismaili ka falënderuar profesionsitët shëndetësorë nga Amerika për kontributin e tyre në Kosovë në ndihmë fëmijëve kosovarë.

“Sot jemi së bashku me kirurgët që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me të gjithë mbështetësit nga klinika kanë realizuar procedura mjekësore për 28 fëmijë nga Kosova që do të kenë mundësit të jetojnë jetët e tyre të lumtura dhe pa pasoja mjekësore kjo është një mundësi shumë e madhe për neve si Kosovë një mundësi shumë e madhe për familjet kosovare që kanë pritur një kohë të gjatë dhe marrin këtë shërbim falas po në anën tjetër vendos themelet e një bashkëpunimi afat gjatë që të gjithë fëmijët nga Kosova dhe prindërit të vinë në QKUK dhe të marrin shërbime”.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i profesionistëve shëndetësorë nga Amerika të cilat gjatë këtyre ditëve po trajtojnë fëmijët tanë me probleme në zemër. Unë i falënderoj shumë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë shëndetësinë tonë por edhe qytetarët tanë në nevojë.” ,ka thënë ministri Ismaili.

Më tutje, ministri Ismaili tha se pas shërbimi 24 orësh në 7 ditë të javës për kujdesin e zemrës dhe stentimin tani është radha që edhe në Kosovë t’i kryejmë këto operime.

“Me ndërtimin e spitalit Pediatrik-Kirurgjik ne po mundësojmë edhe trajnime për profesionistët tanë shëndetësorë që të mundësojnë operimet në zemër për fëmijë në Kosovë. Prandaj edhe kjo ardhje e këtij ekipi nga Amerika do të na ndihmojë në realizimin e këtij projekti.”, ka thënë ministri Ismaili.

Ekipi mjekësor nga SHBA-të do të kryej 10 operacione të hapura në zemër dhe 35-40 me kateterizim.

Drejtori ekzekutiv i Gift of Life, Robert Raylman, tha se kanë pasur 28 ndërhyrje kardiake, që do të thotë 28 fëmijë kosovarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e tyre.

“Kjo ka qenë një përvojë e mrekullueshme për ekipin tonë shumica e se cilës është nga Shtetet e bashkuara te Amerikës. Jemi takuar me kirurg, doktor dhe infermiere kemi bërë operacione dhe do t’i bëjmë edhe 8 te tjera deri në përfundim të kësaj jave. 28 ndërhyrje kardiake janë bërë që do të thotë 28 fëmijë kosovar kanë marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e tyre. Ekipa e kardiologjisë këtu në QKUK  ishte e mrekullueshme ne prezantimin e rasteve. Ne patëm rreth 70 fëmijë që kishin nevojë për shërim dhe i trajtuam 28 prej tyre. Të gjithë fëmijët e trajtuar janë në gjendje të mirë dhe presim të rikuperohen së shpejti, ekipa që gjendet këtu në QKUK  dhe infermieret janë të mrekullueshëm”, tha ai, raporton EO.

Doktori në pension, Mazllum Belegu, tha se ky projekt është projekt i pastër që manifestohet me përmirësimin e jetës së gati 30 fëmijëve.

“Jam shumë i lumtur që 10 vite pas ta festojmë në mënyrën më të mirë me një ngjarje sikur sot që ndodhi, me një projekt i cili është projekt i pastër që manifestohet me përmirësimin e jetës së gati 30 fëmijëve dhe kjo është vetëm fillimi i një punë të mbarë që do të bëhet edhe në të ardhmen”.

Të ngjashme