Ismaili thotë se partnerët s’kanë kërkuar ta ndërrojnë rregulloren, kritikohet nga opozita për takimin në Bruksel

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 15:10 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka deklaruar se asnjë nga parterët ndërkombëtar nuk ua ka kërkuar shfuqizimin e Rregullores së re të BQK-së e cila i jep fundit përdorimit të dinarit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, janë të pavërteta pretendimet se dikujt i është pamundësuar financimi si pasojë e kësaj rregulloreje.

Ismaili u shpreh se paraqitja e parave falso në Kosovë dhe largimi i tyre nga tregu ka qenë njëra ndër arsyet kryesore të implementimit të rregullores së re.

“Asnjë partner nuk ka kërkuar nga ne për ta ndërruar rregulloren, për ta shfuqizuar atë. Rregullorja nuk ka ndikim në pranimin e transfereve ndërkombëtare. Nuk ka asnjë arsye ligjore që të mendohet që kjo rregullore ka pamundësuar financimin e qytetarëve në Kosovë”, tha Ahmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe rregulloret e BQK-së.

Guvernatori Ismaili, tha se në takimin në Bruksel si BQK nuk kanë negociuar në as një moment për as një nën të rregullores së re dhe se temë diskutimi nuk ka pasur as për dinarin.

“Lidhur me prezencën ne Bruksel. BQK ka qenë e vetme pjesëmarrës në këtë takim. Ky takim është bërë me Lajcakun. Ju konfirmoj që nuk ka pasur negociata, BQK as një fjalë nuk ka qenë me negociuar. Rregullorja është në fuqi dhe është më zbatim. Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata, sepse nuk ka kuptim. Kjo rregullore është e BQK-së. Në e kemi shpjeguar para çdo ambasadori rregulloren. As një prejse, as një pik nuk është diskutuar nga rregullorja. As nuk është diskutuar dinari, ne e kemi bërë të qartë me shkrim para se të shkojmë se çka mund të diskutojmë. Ne jemi konsultuar edhe me partnerët e brendshme. Unë nuk besoj që i kemi bërë dëme Kosovës më këtë e as dobi. Me ndershmërinë më të madhe publike nuk ka kurrë që mundet me ndodh diçka e kundërligjshme”, u shpreh ai.

“Lidhur me rregulloren për operacione me para të gatshme, është bërë në mënyrë të veçantë për parat falso, ka qenë ndër arsyet kryesore që kemi bërë këtë rregullore. Lufta ndaj parave të falsifikuara, luftën ndaj financimit të terrorizimit… Rregullorja është në linjë me projektin e interesimit të Kosovës në SEPA. Deri tani janë pesë banka që janë licencuar  për transportin e keshit. Janë 20 autorizime të dhëna përkitazi me këto pesë licenca, janë realizuar 20 transporte të monedhave prej të cilave 19 janë eksport, një është import. Janë depozituar në bankën komerciale 217 mijë njësi të dominimit prej 500 eurove që në vlerë totale bëjnë 108 milionë 500 mijë euro. 217 mijë copa 500 eurove janë tërhequr nga qarkullimi, prej kur rregullorja ka hyrë në fuqi”, tha ai.

Ndërkaq, nga opozita e kritikuan Ismailin për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit, ku u diskutua për çështjen e dinarit.

Sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, guvernatori ka vepruar kundërligjshëm me pjesëmarrjen në diskutimet në kuadër të dialogut.

“A keni pasur shantazh? A keni pas presion dhe a keni pas autorizim? Nuk ka ndodh në historinë e shtetit që një guvernator ta përfaqësojë në dialog Kosovën. Nuk e di në cilin ligj jeni bazuar për të përfaqësuar Kosovën në dialog. A do të frikësoheni që e keni shkel ligjin?”, tha Lekaj.

Ndaj deputetit Lekaj replikoi guvernatori.

“Ju konfirmoj që nuk ka pasur negociata dhe në asnjë fjalë nuk kam qenë për të negociuar diçka. Nuk kemi nevojë për diçka të tillë. Rregullorja është në fuqi dhe në zbatim. Para se të nisemi ne e kemi bërë të qartë se për çfarë mundemi të vijmë atje. Unë mendoj se ai takim nuk ka qenë i nevojshëm”, shtoi Ismaili.

Ndërsa diskutimi i Guvernatorit me deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, u zhvillua me tone të larta. Fillimisht, e pyeti nëse ka pasur ftesë të drejtpërdrejtë në Bruksel apo jo.

“A keni marr ju drejtpërdrejt ftesë nga ndërmjetësi për dialog Lajçak për të shkuar në Bruksel për të diskuar me palën serbe. Kush juve ju ka kërkuar që të shkoni ne proces të dialogut”, ka pyetur Hoti.

Ismaili ka thënë se nuk kanë marr ftesë të drejtpërdrejt nga BE-ja për këtë takim.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka pyetur guvernatorin se a janë konsultuar paraprakisht me qeverinë për takimin në Bruksel.

“Thatë që nuk keni bërë raport, por na bëtë të ditur që keni takuar persona politik të një shteti tjetër. S’keni bërë raport dhe si e komenton qëndrimin tendë në takim politik. A je konsultuar me ministrin e Financave, apo me qeverinë”, ka pyetur ai.

Guvernatori Ismaili ka thënë se ftesën për takimin në Bruksel ju ka shkuar nga qeveria dhe se kanë pasur konsultime.

“Nuk kemi dërguar raport, e kam informuar bordin edhe para se me shku edhe kur kemi ardhur. Kemi pasur komunikim, kur ka ardhur ftesa ka ardhur nga zyra e kryeministrit”, ka thënë ai.

Të ngjashme