Ismaili: Transformuam Kardiologjinë Invazive për të ruajtur shëndetin dhe xhepin e qytetarëve

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 09:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë përuruar rinovimin e Kardiologjisë Invazive, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili ka thënë se pas një pune të madhe dy vjeçare, tani është transformuar tërësisht një nga shërbimet më të rëndësishme shëndetësore në QKUK.

“Kardiologjia Invazive e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër. E nisëm me shërbimin 24 orësh për kujdesin e zemrës, vazhduam me heqjen e listës së pritjes për stentim, vendosëm Angiografin e ri dhe ja ku jemi sot në një klinikë të rinovuar të gatshme që të ofrojë kushte optimale për stentim, koronarografi dhe rehabilitim të pacientëve”.

Më tej, Ismaili ka shtuar se është punuar shumë gjatë kësaj kohe që këtë shërbim që ka dëmtuar shëndetin dhe xhepin e qytetarëve ta rregullojnë dhe ta modernizojmë.

“Tashmë është funksionalizuar edhe njësia e re koronare e cila do të na mundësojë që të heqim listën e pritjes edhe për koronarografi dhe të kompletojmë një shërbim për zemrën me të gjitha parametrat profesionale”.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur reformat që po realizohen në sektorin e shëndetësisë.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se QKUK-ja është duke ofruar shërbime që ndoshta edhe në vendet e zhvilluara nuk i kanë.

“Pacientët tanë tani e tutje do trajtohen 24 orë pa u ndërpre, ky projekt ka filluar si pilot projekt në Prishtinë që në 2 orët e para kudo të jetë pacienti në rrugë do të arrijë në sallë”.

“…kjo na barazon me vendet më të zhvilluara sepse kjo mundësi nuk është në shumë vende”.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Përveç pajisjes me aparatura moderne, në këtë klinikë është bërë përfundimisht edhe ndarja në mes të punëve administrative dhe atyre mjekësore.

Tashmë të gjitha procedurat administrative menaxhohen nga recepcioni, duke filluar nga: Marrja e informacioneve, tërheqja e dokumente dhe caktimi i terminëve për koronarografi dhe stentim.

LEXONI EDHE:

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të përurojnë rinovimin Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare

Gepostet von Ekonomia Online am Mittwoch, 10. Juli 2019

Të ngjashme