Istog: Pas aksidentit sulmon fizikisht viktimën

Istog | 16 Mar 2017 | 13:03 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Dubravë të Istogut, i cili pasi u aksidentua me një person, e rrahu atë duke e goditur me mjet të rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një aksidenti trafiku ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme