49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë sot në Istog. Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.
Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.
Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK. Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave.
Sipas rezultateve të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.
LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 17 dhjetor.