Isufaj nuk e komenton urdhërarrestin për Milan Radojiçiqin

Prishtinë | 08 Dhj 2023 | 12:34 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj nuk e ka komentuar kërkesën për lëshimin e urdhërarrestit nga ana e Interpolit, për organizatorin kryesor të agresionit të Banjskës, Milan Radojiçiqin, raporton Ekonomia Online

Ai u pyet edhe për mosdekretimin e tij si kryeprokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës, por nuk deshi të flasë për një gjë të tillë.

“E kërkoj mirëkuptimin tuaj, arsyeja e konferencës sot është vetëm për veprat apo aktakuzat që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Nuk mund të përgjigjem në pyetjet që ju parashtruat dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Ai shtoi se nuk është  i mjaftueshëm numri i prokurorëve që kanë për trajtimin dhe hetimin e rasteve të krimeve të luftës. Gjatë konferencës për medie të realizuar nga PSRK-ja, Isufaj tha se shpresojnë që do të rritet numri i prokuroreve për krime lufte dhe stafit. Ndërsa, për trajtimin e krimeve të luftës, Isufaj tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me Serbinë.

“Sa i përket numrit të prokuroreve është e vërtetë që është numër i vogël dhe po shpresojmë që mund ta rritim në të ardhmen, jo vetëm për prokuror por edhe për staf, Bashkëpunimi unë konsideroj që është esencial për të pas hetime profesionale, të drejta mbi të gjitha. Fatkeqësisht me Serbinë nuk e kemi një bashkëpunim të tillë. Ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim me Serbinë por një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë ata”.

Isufaj tha se ata do të vazhdojnë të punojnë më përkushtim të madh për drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai tha se ndër rastet që kanë prioritet është edhe  i një gazetari serb për të cilin janë duke hetuar në mënyrë intensive.

“Drejtësinë do ta bëjmë barabartë për të gjithë. Ne kemi edhe raste që i kemi prioritet dhe në mesin e këtyre prioriteteve dhe në mesin e këtyre prioriteteve ka qenë ‘Burgu i Dubraves’, ‘Meja’, por kemi prioritet edhe rastin e një gazetari serb për të cilin jemi duke hetuar në mënyrë intensive”.

Të ngjashme