Italia bllokon dërgesën e vaksinës AstraZeneca në Australi

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese të vaksinës Oxford-AstraZeneca për në Australi, shkruan BBC.

Vendimi prek 250.000 doza të vaksinës së prodhuar në objektin e AstraZeneca në Itali.

Italia është vendi i parë i BE-së që përdor rregulloret e reja të bllokimit, duke lejuar ndalimin e eksporteve nëse kompania që sigurona vaksinat nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj BE-së.

Ndërka, Australia tha se humbja e “një dërgese” do të ndikonte keq në shpërndarjen e saj.

Kjo masë është mbështetur nga Komisioni Europian, thonë raportimet.

AzstraZeneca është në rrugën e duhur për të siguruar vetëm 40% të furnizimit të rënë dakord për vendet anëtare në tre muajt e parë të vitit. Ajo ka përmendur problemet e prodhimit për mungesën.

Në janar, atëherë kryeministri italian, Giuseppe Conte, i përshkroi vonesat në furnizimet e vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer si “të papranueshme” dhe akuzoi kompanitë për shkeljen e kontratave të tyre.

BE-ja është kritikuar gjerësisht për ritmin e ngadaltë të programit të saj të vaksinimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme