Italia në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 09:31 | Nga

Pretendenti për kryeministër të Italisë, Carlo Cottarelli, do të takohet me presidentin e këtij vendi, pas raportimeve se ky i fundit mund të thërras zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i jap fund ngërçit politik.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Cottarelli, ka dështuar që të sigurojë mbështetjen e partive kryesore politike dhe mund të mos betohet fare si kryeministër.

Presidenti Sergio Mattarella mund të tejkalojë zgjedhjen e kryeministrit dhe të thërras zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor.

Ditën e diel dy partitë populiste në Itali kanë dështuar që të formojnë koalicionin qeverisës.

Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, dhe probabiliteti i forcimit të pozicionit të partive politike euroskeptike, ka goditur tregjet financiare dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me stabilitetin e eurozonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme