Iu gjet drogë në veturë, arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Një 24 vjeçar është arrestuar për drogë mbrëmë në Mitrovicë.

Siç bën me dije policia përmes një komunikate, arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, të dyshuarit i janë gjetur dy qese të vogla substancë narkotike dhe një mulli për bluarjen e tyre.

“Në orët e mbrëmjes së datës 14 dhjetor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për “Posedim i paautorizuar i substancës së dyshuar narkotike”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuarii substancave narkotike”, thuhet më tej në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme