Iu vodhën para çiftit të turistëve duke i kërcënuar me armë, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Shkodër

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë është proceduar në gjendje të lirë. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen, ku dy shtetasve të huaj, (bashkëshortë) iu vodhën nën kërcënimin e armës një shumë parasha.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rest time”.

Zbardhen rrethanat e vjedhjes së një shume parash, 2 shtetasve të huaj (bashkëshortë), me anë të kanosjes me armë zjarri, rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme