Ivan Todosijeviq emërohet ministër i Pushtetit Lokal

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 16:19 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.

Ndërkaq, ministrja e deritanishme Mirjana Jevtiq, e cila nuk është është mirëpritur nga Lista Serbe është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme