Izetbegoviq: Politikanët nga Republika Serbe duhet të ndalojnë fyerjen e viktimave

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 15:12 | Nga

Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari po shënohet 23 vjetori i masakrës së Srebrenicës.

Me këtë rast, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se politikanët nga Republika Serbe duhet të pushojnë së fyeri viktimat dhe të marrin në konsideratë se çfarë lloj mesazhi i dërgojnë të rinjve.

Sipas tij, Srebrenica do të mbetet përgjithmonë një njollë e errët në siç tha ai, “fytyrat e të gjithë atyre që mundën por nuk e penguan gjenocidin”.

Ai përsëriti se për këto krime përgjegjës janë, Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq dhe “skuadrat e tyre të vdekjes që u ndihmuan nga njësitë paraushtarake nga Serbia”, të cilët “sistematikisht organizuan vrasjet në sy të të gjithë botës”, transmeton Klan Kosova.

“Boshnjakët janë tradhtuar nga bashkësia ndërkombëtare kur zona e mbrojtur e OKB-së është therur”, tha ai duke shtuar se mesazhi që Karaxhiq është një hero, që meriton dekorata është një mesazh i tmerrshëm, dhe potencoi se boshnjakët nuk mund të jetojnë me të, transmeton Klan Kosova.

Izetbegoviq se me një vendim të bashkësisë ndërkombëtare mund të ndryshojë kjo situatë, duke shtuar se “mohimi i gjenocidit përbën krim shtesë kundër viktimave dhe familjeve të tyre, të cilët fyejnë të gjithë boshnjakët”.

Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë nga forcat në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Ndërkohë që, 35 viktima të identifikuara kohët e fundit do të varrosen në një varrezë kolektive gjatë pasdites atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme