Izolohen 650 ushtarë britanikë në Keni, dyshohen për virusin HIV pas kontaktit me prostituta

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Rreth 650 ushtarë britanikë janë mbyllur në barakat e tyre në Keni të Afrikës pasi dhjetëra trupa që kishin pasur kontakte me prostituta kërkuan këshilla mjekësore.

Izolimi i tyre u urdhërua nga zyrtari komandues pasi rreth 100 anëtarë të personelit i përdorën shërbimet e punëtoreve të seksit, të cilat kishin ndërtuar shtëpi publike të përkohshme afër bazës së ushtarëve.

Këta ushtarë i përkasin Batalionin të Tretë dhe kishin shkuar në lindje të Afrikës për të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake të quajtura “Stuhia Askari”.

Pas ushtrimeve ajrore, ushtarët për gjashtë javë morën pjesë në trajnime të tjera bashkë me inxhinierë dhe mjekë të Brigadës 16 për Sulme Ajrore.

Megjithatë, pasi morën pushim, raportohet se dhjetëra ushtarë patën kontakte me prostituta afër qytezës Nanyukia, shkruan “Daily Mail”.

Së paku 30 ushtarë raportuan në një qendër mjekësore se kanë frikë që janë të infektuar me virusin HIV apo me ndonjë sëmundje tjetër seksualisht të transmetueshme pasi kanë pasur marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

Pas këtij veprimi, koloneli Mark Swann, i cili e komandon këtë grup të ushtarëve, tha urdhër që ata të qëndrojnë në bazë deri në kthimin e tyre në Britani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme