Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:30 | Nga

Aeroplanët ushtarakë të Izraelit kanë bombarduar bazën ajrore të regjimit sirian në lindje të qytetit Homs, raporton The Guardian, duke cituar ushtrinë ruse dhe siriane.

Ushtria e Rusisë ka thënë se dy avionë ushtarakë të Izraelit kanë sulmuar nga hapësira ajrore e Libanit, ndërsa për këtë nuk janë deklaruar akoma zëdhënës së ushtrisë izraelite.

Televizioni publik i Sirisë ka raportuar për eksplodimet e zhurmshme në bazën ajrore në shkretëtirën në lindje të qytetit Homs, në orët e mëngjesit të së hënës transmeton Express.

Televizioni publik menjëherë ka raportuar se sulmi sipas gjitha gjasave ka ardhur nga Amerika, mirëpo këtë e ka demantuar Pentagoni.

Dje është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme