Izraeli suspendon marrëveshjen për strehimin e emigrantëve

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 09:08 | Nga

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka suspenduar një marrëveshje me OKB-në për strehimin e qindra emigrantëve afrikanë, në shkëmbim edhe vendet e perëndimit do të rivendosnin numrin e njëjtë.

Disa orë pasi paralajmëroi marrëveshjen, ai ndaloi implementimin e këtij plani pasi deklaroi se duhet të diskutojë me banorët e Tel Aviv, ku jetojnë shumica e emigrantëve.

Kjo marrëveshje ka shtyrë që opozita në Izrael të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.

Marrëveshja ka zëvendësuar planin për deportimin masiv të këtyre emigrantëve për në Afrikë.

Në marrëveshjen pesëvjeçare me Agjencinë për Refugjatë të OKB-së, rreth 16,250 emigrantë afrikanë që janë futur në shtet ilegalisht, shumica prej tyre duke kërkuar azil, do të rivendosen nëpër shtetet e perëndimit, të cilat sipas Netanyahu përfshijnë edhe Gjermaninë, Italinë dhe Kanadanë. Për çdo emigrant që strehohet në këto vende Izraeli do të ofrojë strehim të përkohshëm për një emigrant në Izrael.

Paraprakisht plani ishte që emigrantët afrikanë të deportoheshin nëpër vendet e botes së tretë në Afrikë, megjithatë një gjë e tillë u bllokua nga Gjykata Supreme në Izrael.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme