I dashuri befason Duan në ditëlindjen e 21-të

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 23:35 | Nga

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa sot bëhet 21 vjeç.Për ditëlindjen e 21–të të Duas, ishte përkujdesur i dashuri i saj Isaac Carew, i cili e befasoi këngëtaren mëngjesin e sotëm me një shampanjë dhe tortë në qytetin e të dashuruarve, Venecia të Italisë. Dua e ka ndarë këtë moment në rrjetin social Instagram me ndjekësit e saj.

Gjithashtu, pak orë më parë 21 vjeçarja publikoi një video duke kënduar kur ishte e vogël.

“Vajza e ditëlindjes është 21 dhe ende aktron si të ishte 5 vjeç. Ju falenderoj për të gjitha urimet. I falenderoj yjet e mia të fatit çdo ditë. Ka qenë një vit shumë special, i paharrueshëm. Dhe jam e gatshme për shumë të tjerë. Shumë dashuri”, ka shkruar Dua Lipa në postimet e saj.

dua lipa
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme