Në QKUK mund të shkosh i sëmurë, por nuk është qudi nëse nga atje del në gjendje edhe me të rënd shëndetësore.
Përveç ankesave të shumta që kanë pacientët pothuajse çdo ditë në lidhje me kujdesin dhe trajtimin, duket se ushqimi është një anë tjetër e skandalit të institucionit më të lart shëndetësorë në vend.
Në disa fotografi të dërguara nga një lexues i Magazina.al, shihet se çfarë buke u shërbehet pacientëve në QKUK.
Në fotografi shihet buka e cila është e përcier me një material të zi i cili ngjason me plastik e që duket mjaftë shqetsues.