Dyshja Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët i njohim si ‘Pintat’ janë ndër reperët më të kërkuar shqiptar.
Në profilin e tij në Instagram, Lyrical Son ka publikuar një foto përmes të cilës ka përkujtuar një këngë që ai dhe Kresha e publikuan në vitin 2011, shkruan lajmi.net.
“Në këtë ditë në 2011, MC Kresha & Lyrical Son publikuan Per Inati t’Njoni Tjetrit. ?
Hip Hop kishte ndryshuar përgjithmonë.” janë fjalët e reperit sipër fotos.
Projekti i fundit i dyshes është ‘Hey Girl’, e cila ka marrë mbi 3 milionë klikime dhe vazhdon të jetë në mesin e këngëve më të pëlqyera së fundi.