BE-ja mbështet me 4 milionë € punësimin e personave në nevojë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 12:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përmbyllur skema “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë” e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), e cila ka mbështetur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në integrimin e personave në nevojë në tregun e punës duke iu ofruar atyre mundësi që të shndërrohen në ndërmarrës të vetëpunësuar apo të punësohen duke vënë në pah aftësitë, pasionin, idetë dhe përkushtimin e tyre.

Izedin Bytyqi, sekretar i përgjithshëm në MMPS, theksoi se prej një periudhe më shumë se dy vjeçare përmes kësaj skeme kanë arritur një numër të konsiderueshëm të vendeve të reja të punës, “gjithashtu janë krijuar ndërmarrje të reja, janë trajnuar më shumë se 500 persona. Krejt këto janë arritur me grand-skema të përkrahura nga Bashkimi Evropian”.

Ndërsa, Luigi Brusa, shef i sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së, ka theksuar se projekte të tilla do të mbështetin edhe në të ardhmen.

“Ju duhet të kërkoni nëse ky sistem është duke punuar mirë. Duhet të kaloni kohë duke dhe të vazhdoni që së bashku me qeverinë të punoni për punësimin e të rinjve. Duhet të demonstroni që vullneti i punës nuk mungon”, tha ai.

Hajrie Zeqiri, fituese e kësaj skeme në përgatitjen e ushqimit tha se ka fituar një vetëbesim që të vazhdojë edhe më tutje.

“Falënderoj Bashkimin Evropian dhe entin për punësim. Me ndihmën e këtyre dyjave kemi regjistruar një biznes i cili po udhëhiqet shumë mirë kemi arrit me marrë edhe punëtorë”, tha Zeqiri.

Programi me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro ka pasur si synim gratë, rininë, minoritetet, personat me nevoja të veçanta dhe ata të cilët jetojnë në vende më të largëta.

11 idetë më të mira për biznes të praktikuesve lokal u shndërruan në projekte të BE-së dhe u implementuan në të gjithë Kosovën, ku qindra persona në nevojë u trajnuan, u inkurajuan për të përgatitur plane për të filluar biznesin e tyre dhe për t’i zbatuar këto plane me një shkallë të vogël bashkëfinancimi nga BE-ja.

Të ngjashme