Jaguar E-Pace në edicion të ri të veçantë

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Edhe SUV-i më i vogël i Jaguarit, modeli E-Pace, tani është në dispozicion në edicion të veçantë Chequered Flag.

Jaguar E-Pace Chequered Flag Edition në Britani të Madhe fillon me çmim prej 40.000 funte dhe është në dispozicion me ngjyrë gri “Corris”, të bardhë “Yulong” dhe të kuqe “Photon”.

Gjithashtu, E-Pace në edicion Chequered Flag vjen me mbrojtësit anësor “R-Dynamic”, dritat e përparme LED, dy gypa të sistemit të shkarkimit të gazrave, si dhe set të rrotave prej 19-inç nga alumini me ngjyrë gri “Satin Dark”, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me interier prej lëkure “Ebony Grained”, ulëset me sistemin e ngrohjes, timonin “R-Dynamic”, ekran 12.3-inç TFT, sistemin për argëtim dhe informim me ekran prej 10-inç (që përfshinë sistemet Apple CarPlay dhe Android Auto), si dhe pragjet “Chequered Flag”, si dhe sistemin “Smart Settings” të Jaguarit i cili përdorë inteligjencën artificiale në mënyrë që të mësojë shprehitë e shoferit duke u bazuar në vendosjen e ulëses, kondicionerit, etj.

Sa i përket motorit, E-Pace Chequered Flag po ashtu është në dispozicion me dy motorë elektrikë (me 150 dhe 180 kuajfuqi), si dhe me dy motorë benzinë (200 dhe 249 kuajfuqi), ku që të gjitha janë të kombinuar me marshin automatik me 9 shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Të ngjashme