Jakub Bielamowicz: Serbia po shkel Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se qeveria do të krijojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një tjetër shkelje e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit të ndërmjetësuar nga BE-ja, që e ndalon Serbinë të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme