Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialidemokrate, Jakup Krasniqi, ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka uruar edhe sovranin i cili, sipas tij, bëri zgjedhjen për ndryshimin e qeverisjes së vendit.
“Urimi i parë shkon për sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për ndryshimin e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë. Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin”, ka shkruar Krasniqi.
Ai po ashtu ka uruar edhe për faktin se e majta për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje.
“Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi”, përfundoi Krasniqi.