Jakupi: Të rinjtë e Dajkovcit janë një burim energjie për rezultatin të cilin do ta arrijmë më 17 tetor

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Faton Jakupi gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Dajkovc, për të parë problemet me të cilat janë të shqetësuar banorët e këtij fshati.

Ai gjatë kësaj vizite pati një bashkëbisedim të frytshëm me ta, duke u ofruar shpresë dhe punë këtyre banorëve.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë ditës vizitova fshatin Dajkovc.

U takova me të rinjtë e këtij fshati me të cilët zhvillova një bashkëbisedim të frytshëm.

Folëm për problemet me të cilat ata ballafaqohen. Ata janë të shqetësuar për mungesën e hapësirave për ta. Gjithashtu u evidentua se duhet të bëjmë disa intervenime në infrastrukturën e këtij fshati.

Faleminderit të rinjve të Dajkovcit të cilët janë një burim energjie pozitive për rezultatin të cilin do ta arrijmë më 17 tetor.

Faton Jakupi, ✅121


Të ngjashme