“Jam mirënjohës për gjithçka që më ka dhënë Zoti”, Messi pas fitores epike ndaj Anglisë

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka folur përplot emocione pas fitores së madhe ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ai deklaroi se ndihej tejet krenar që bashkë me shokët e skuadrës ia bënë këtë dhuratë bashkëvendësve të tyre.

“Kjo ishte përtej futbollit… këtë mund ta ndjeje sapo filluan himnet kombëtare”, ka thënë Messi.

“Tifozëve u them të njëjtën gjë që thashë edhe në Katar: shijojeni. Ky ekip s’ju zhgënjen kurrë. Ky ekip është vërtet i veçantë”.“Kjo Kupë Bote ka qenë absolutisht e çmendur, ndaj arritja në një tjetër finale të Kupës së Botës është e pabesueshme. Është diçka e jashtëzakonshme”.

“Që nga momenti kur filloi himni kombëtar, të gjithë ndjemë diçka të veçantë. Kjo nuk ishte thjesht një fitore tjetër… ishte diçka më shumë, sepse i gjithë populli argjentinas e dëshironte me gjithë zemër këtë moment”.

Messi rezervoi falënderimin më të madh për Zotin, duke u shprehur mirënjohës për të.Zoti është i madh dhe ai gjithmonë ka diçka tjetër të rezervuar. Sinqerisht, unë nuk mund t’i kërkoj më shumë Zotit… jam mirënjohës për gjithçka që ai më ka dhënë, si në karrierën time sportive, ashtu edhe në jetën time”.

“Do të bëhet sipas vullnetit të Zotit. Zoti e di”.

Të ngjashme