James Rodriguez paralajmëron kthimin te Reali

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez ka thënë se do të kishte kuptim për të që të rikthehej te Real Madridi pasi të përfundojë huazimi i tij te Bayern Munichu.

Jamesit po i afrohet periudha dyvjeçare e huazimit me kampionin gjerman që ka opsion blerjen e kolumbianit që nuk ka gjetur formën e tij më të mirë që prej ardhjes së trajnerit Niko Kovaq.

Arsenali kishte shprehur interesim për të, por mesfushori ka paralajmëruar rikthimin te Reali.

“Në Madrid kam çdo gjë siç është shtëpia ime dhe njerëzit që më duan. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por për momentin kam kontratë me Bayern Munichun”, ka thënë James.

“Dua të përfundoj sezonin dhe të shohim se çfarë ndodh. Kam kontakt me disa lojtarë të Real Madridit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme