Japonia më 17 shtator zgjedh kryeministrin e ri

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri japonez, Shinzo Abe javën e kaluar dha dorëheqje ndërsa shefin e ri të qeverisë Japonia do të duhet ta zgjedh më 17 shtator për kur është planifikuar seanca e jashtëzakonshme e parlamentit.

Televizioni shtetëror japonez NHK raporton se Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet e Japonisë nesër do të mbajë seancë për të njoftuar planin e zgjedhjes së kryeministrit të ri.

Një burim anonim për NHK tha se LDP do të zgjedh kryetarin e ri më së voni deri më 15 shtator ndërsa më pas do të kërkojë që dy ditë më vonë parlamenti të votojë besim për qeverinë e re, transmeton Anadolu Agency.

Kryetari i Këshillit për Kërkime Politike të LDP-së dhe ish-ministri i Jashtëm japonez, Fumio Kishida dhe ish-sekretari i përgjithshëm i LDP-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba janë kandidatë për pasardhës të Abe-s për të kryesuar partinë dhe qeverinë.

Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se të martën për kreun e ri të LDP-së dhe kryeministër të Japonisë duhet të kyçet edhe sekretari i parë i qeverisë në largim, Suga Yoshihide.

Shinzo Abe në krye të qeverisë japoneze ka qenë 7 vite e tetë muaj ndërsa javën e kaluar dha dorëheqje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme