Jared Leto fotografohet sërish me të dashurën e përfolur Thet Thinn, e cila është 24 vjet më e re se ai

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Jared Leto dhe Thet Thinn u fotografuan në Gjermani gjatë fundjavës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet.

Në fotot e publikuara nga Page Six, këngëtari i “Thirty Seconds to Mars”, 51-vjeç dhe modelja 27-vjeçe, shihen në të njëjtin hotel të dielën.

Leto kishte veshur një bluzë me stampime grafike, xhinse të ngushta, atlete të zeza dhe një kapelë rozë.

Foto: Splash News

Ndërkohë, Thinn zgjodhi një fustan të bardhë të shkurtër për daljen, çizme kauboje, teksa pamjen e plotësoi me një çantë me nuanca argjendi.

Dyshja mbërritën në hotel me një furgon të zi, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ata nuk u kthyen në vend deri vonë atë mbrëmje.

Të ngjashme