Jasharaj: Greva vazhdon, s’duhet të dorëzohemi se nuk na ndalen të zezat nga Qeveria

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur lëmosh ndarjen e 50 eurove nga ana e Qeverisë për shërbyesit civilë, duke shtuar se greva do të vazhdojë.

Sipas tij, ata janë unik dhe në rrugë të Zotit, madje ka kërkuar që askush të mos dorëzohet nga presioni ngase thotë se të zezat nuk do të ndalen nga Qeveria.

“Ato 50 euro për neve janë lëmosh, lëmosh ose mëshirë ne e lusim ndonjë ilake a mundesh me mi huazuar deri në rrogë, prandaj grevën do ta vazhdojmë”.

“Greva do të mbyllet para medieve, jo tinëz. Ne jemi unik dhe jemi në rrugë të Zotit. Ka lëvizje të vogla, dhe urojmë që ato të bëhen pozitive”.

“Ligjin se kom pa, e keqja e tmerrshme është se edhe kur del në gaztën zyrtare duhen edhe 8 maj. Duhet të jemi unik, kjo qeveri edhe çdo Qeveri s’kanë me u ndal me të zezat duke na bërë”.

Të ngjashme