Jasharaj: Nuk do të ketë kompensim të orëve, nuk hymë në grevë me dëshirë

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 11:19 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka insistuar se vendimi i këshillit drejtues të SBAShK-ut mbetet në fuqi dhe se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kanë bërë padi ndaj vendimit të SBASHK-ut, duke qenë se Ligji i Grevave nuk e obligon askënd që t’i kompensojë ditët e humbura gjatë grevës. Ka thënë se duhet të lihet ne vullnetin e mësimdhënësve e jo të obligohen.

Sipas Jasharajt po që se institucionet do ishin në nivelim e duhur, arsimi nuk do shkonte në grevë.

“Ligji i Grevave tregon çka është greva dhe ne e kemi zbatu në tërësi dhe ai nuk e obligon sakë t’i kompenson orët e humbura. Po të ishim institucionet në nivel nuk do të shkonim në grevë. Ato ditë për ne kanë qenë më të rënda se 10 vitet e luftës. Qeverisë nuk i pëlqen një sindikatë e fortë pasi që do ketë gjithmonë reagime të tilla. Mos të na kërcënojnë pasi që ligjërisht orët nuk kompensohen”, tha ai.

Jasharaj tha se edhe pse sistemi arsimor këtë vit ishte cenuar me grevën, greva nuk u bë me dëshirën e tyre.

“Nuk ka institucion në Kosovë që ia heqë mëditjen dikujt për diçka që se lejon ligji. Sistemi arsimor këtë vit është cënu me grevën, por grevën nuk e bëmë dhe zgjatëm me dëshirë”, tha Jasharaj, raporton EO.

Të ngjashme