Jasharaj thotë se nesër do të mbahet takim në SBASHK, do të merret vendim nëse do të ketë protestë apo grevë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nesër do të mbajnë një takim me kryetarët e sindikatës në nivelin komunal dhe atë të universiteteve.

Ai për Klankosova.tv ka theksuar se ky takim është duke u organizuar si pasojë e vizitave të tij që i ka bërë në komuna për zgjedhjet e brendshme të SBASHK, duke shtuar se të gjithë e kanë ngritur çështjen e Ligjit të Pagave dhe atë se çfarë duhet të bëjë ky institucion sindikal.

“Nesër do të marrim mendimet e anëtarësisë për komunat e tyre, do të marrim edhe mendimin e kolegëve që i kemi në universitete, më pas bashkërisht do të marrim një vendim. Nëse vendoset diçka mendoj se në fillim do të kemi ndonjë protestë të vogël por nëse kjo nuk jep rezultat do të kemi greva”,ka thënë Jasharaj, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme