Jashari: Kosova nuk është në duar të duhura, jemi të gatshëm për të filluar seancën

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova aktualisht nuk është në duart e duhura, raporton Ekonomia Online.

Jashari tha se është obligim i saj institucional që të mbrojë Kushtetutën dhe të komunikojë me të rinjtë për zhvillimet në vend gjatë viteve të fundit.

“Do të doja të flisnim me të rinjtë se çka kemi bërë këto vite. Mua më obligohet që të ruaj Kushtetutën dhe t’u tregoj të rinjve që, fatkeqësisht, Kosova nuk është në duar të duhura”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar situatës në Kuvend, Jashari tha se PDK-ja është e gatshme të nisë punën, por sipas saj, partia e parë nuk po shfaqet në seancë dhe po vepron sikur gjithçka është normale.

“Edhe sot, si PDK, ne jemi këtu, të gatshëm për të filluar seancën, por partia e parë nuk shfaqet dhe vazhdon sikur gjithçka është në normalitet”, tha Jashari.

Të ngjashme