Jasmina tregon se a është në lidhje me Erik Fullanin

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Para pak ditësh në media rozë qarkulluan lajme se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu dhe Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardianit janë çifti më i ri në botën e show-bizit.

Ndjekësit e të këtyre dy përsonazheve përmes disa fotografive dhe rrobave të ngjashme kishin nisur aludimet se dyshja mund të kënë diçka mes tyre.

Por, para pak ditësh ishte Eriku ai që përmes një pyetësori në rrjetin social “Instagram”, kishte treguar se nuk është në lidhje me Jasminën.

Ndërsa, ditën e sotme Jasmina ka vendosur të përgjigjet në pyetjet e ndjekësve në “Instagram”, teksa njëra nga pyetjet ishte në lidhje me Erikin dhe njësoi si ai ajo tregoi se nuk janë.

“Jo, nuk jam”, u përgjigj shkurt ish-konkurrentja.

Të ngjashme