Java e katërt e grevës së punëtorëve teknikë të UP-së – Azemi: Greva s’guxon të preket nga askush

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 13:17 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve, kanë hyrë në javën e katërt të grevës. Shkaqet që çuan në grevë këta punëtorë është paga e ulët, për të cilën thonë se po ua vështirëson jetën, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha për Ekonomia Online se ende nuk janë marrë për bazë kërkesat e tyre. Madje tha se kohëve të fundit nuk ka as bisedime me Rektorin e UP-së.

“Po hymë në javën e katërt  dhe ne jo që nuk po arrijmë për shumën të bisedojmë por nuk po arrijmë as të dialogojmë, kjo është kryeneçësi e tyre dhe të gjithëve neve po na kushton por në rend të parë po i kushton rektoratit dhe kjo grevë e ka një fund por e ka një fund më çështje ma radikale. Unë kam marr një përgjithësi sepse këta punëtor kanë dashtë me zënë derën e rektorit”, tha Azemi.

“Asnjë ftes zyrtare nuk kemi që të ulemi dhe të bisedojmë. Ky është dëmi më i madh, nuk është dëm pse s’po na jepet edhe ka 100 euro por dëmi më i madh është kur rektori kalibrit ma të madh të Kosovës një inteligjencë shkollore shumë të lartë dhe ai nuk mund të bisedojë me punëtor të vet si ka ndodh kjo, ka ndodh vetëm në vitet 90-99”, tha tutje Azemi.

“Ne kemi mbështetje ligjore nëse ka nevojë edhe një vit do të rrimë kështu momentin që kemi mbështetje ligjore unë nuk mund t’i lë këta njerëz në dorën e fatit. Unë bëj politik sindikale dhe ju them bëjeni ketë sepse ne e bëjmë ketë. Unë po e bëj timen çdo ditë për me ofru për dialog, jo që po dua me u nënshtrua por po ia dua të mirën fakultetit”, tha tutje Azemi.

Azemi foli edhe për një aksion të disa studentëve, të cilët me vetiniciative kanë pastruar Universitetin e Prishtinës.

“3-4 studentë kanë dal dhe kanë fshi në vend që të kemi përkrahjen e atyre njerëzve, ata dalin dhe fshin dhe i thyen rregullat. Ata ligjërisht me pas shtet ata munden me shku të lidhur sepse ata ende nuk e kuptojnë se çka quajmë greva. Greva nuk guxon me u prek nga askush”, tha Azemi.

Ai tregoi edhe për një rast se si një punëtor nuk kishte mund t’i siguronte 5 euro për të blerë ilaçe për operimin e fëmijës së tij.

“Ne morëm informacion që e ka dergu fëmijën në spital e ka shtrirë në sallë të operacionit, i ka thënë mjeku se duhet me ble një injeksion 5 euro. I ka thënë ja le të vdes se nuk kam para, se nuk kam ku me i marr dhe ne jemi në këtë gjendje me 270 euro”, tha tutje Azemi.

Të ngjashme