Java fillon me ngritje të temperaturave

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 08:17 | Nga

Ditëve të fundit të muajit maj, moti do të jetë më i ngrohtë e me intervale më të gjata me diell.

Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.

Ditëve të fundit të muajit të maj, pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Në disa pjesë qendrore të kontinentit do të ketë temperatura verore, si në verilindje të Gjermanisë, ku maksimalet parashihet të ngrihen në 32C-33C.

28.05 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

29.05-30.05 – Mot i ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

31.05-1.06 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-3m/s, e nga mesi i javës erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do zbres nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme