BE jep 1.8 milion € për digjitalizimin e bazës së të dhënave për të dënuarit  

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 15:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojnë një projekt për themelimin e Regjistrit Kombëtar të Centralizuar të Kriminalistikës për Kosovën.

Projekti do të mbështesë strukturën ligjore dhe administrative të sistemit, përmirësimin e bazës së të dhënave aktuale dhe digjitalizimin e rreth 250 000 dënimeve nga viti 1999 e deri më sot.  Projekti do të zgjasë deri në qershor 2020 dhe ka një vlerë prej rreth 1.8 milion euro, raporton Ekonomia Online.

Bardhyl Hasanpapaj, nënkryetar i Sistemit Kombëtar Qendror të Evidencës Penale, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm ngase Kosova nuk ka pasur rastin që nga 1999 të ketë bazën e të dhënave.

“Do të mbledhim të dhënat nga të gjitha arkivat për t’i regjistruar në këtë data-bazë. Data-baza do të jetë në KGjK, gjë që është rregulluar me ligj. Pjesë e projektit, krahas digjitalizimit, do të jetë dhe bashkëpunim shtetëror, sidomos me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Drejtësisë”.

Kryetar i sesionit politik i zyrës së BE-së në Kosovë, Ricardo Serri, tha se ky projekt synon që sistemi i drejtësisë ta bëjë më efikas. “Kjo nuk është objektiv vetëm për Kosovën por për shumë vende të tjera”, u shpreh ai.

“Për përmirësimin e sundimit të ligjit përmirësimin e gjyqësorit. Ky projekt synon të punojë në drejtim që sistemi i drejtësisë ta bëjë më efikas, kjo nuk është objektiv vetëm për Kosovën por për shumë vende të tjera. sa më shume që i afrohemi bashkësisë evropiane duhet ti adaptoni rregullt dhe rregulloret ku mjera prej tyre, është edhe karta evropiane për të drejtat e njeriut”.

“Ne vlerësojmë situatën në baza ditore. Ne patëm thënë në raport 2016 Kosova është ne fazat e hershme të një zhvillimi gjyqësor të mirëfilltë. Ne kemi dëgjuar më shumë dhe ky funksion i tërë sistemit, të gjitha dënimet që janë shqiptuar nga viti 99 duhet të futen këtu. Të gjitha informacionet të vendosen dhe të shpërndahen në secilën gjykatë të Kosovës, të gjitha ato 300 mijë lëndë të futen në këtë sistem. edhe për politikbërsit është e rëndësishme ti kenë informacionet e përditësuara, të kemi një pamje të qartë se çka po ndodh me sektorin e drejtësisë”.

Kryetari i KGjK-së, Nehat Idrizi, tha se fillimi i implementimit të këtij projekti kërkon angazhimin e një numri të madh të institucioneve, raporton EO.

“Projekti për themelimin kombëtar qendror për evidencën penale. themelimi i këtij sistemi është një nga prioritet kryesore të KGJK-së, është një nga përgjegjësitë shtesë që na është besuar. Themelimi i sistemit kërkon angazhimin e një numri të institucioneve brenda e jashtë KGJK-së”.

Image may contain: 1 person, standing, suit and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and suit

Të ngjashme