Asamblisti i Lidhjes Demokratike në Lipjan, Arton Retkoceri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Retkoceri, në zgjedhjet lokale për Kuvend të Lipjanit, mblodhi një numër të konsiderueshëm të votave – plot 570, duke e renditur si i dyti më i votuari, shkruan Ulpianapress. Sipas burimeve të këtij portali, Retkoceri ka dhënë dorëheqje qe disa ditë, […]
Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Lipjan

Asamblisti i Lidhjes Demokratike në Lipjan, Arton Retkoceri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Retkoceri, në zgjedhjet lokale për Kuvend të Lipjanit, mblodhi një numër të konsiderueshëm të votave – plot 570, duke e renditur si i dyti më i votuari, shkruan Ulpianapress.
Sipas burimeve të këtij portali, Retkoceri ka dhënë dorëheqje qe disa ditë, mirëpo lajmi nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht. Nuk jepen arsyet që e shtyn Retkocerin që të tërhiqet nga Kuvendi Komunal.











