Bekim Ademi ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante në Komunën e Ferizajt, si drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raporton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur Ademi në një letër që i ka dërguar kryetarit të Komunës, Agim Aliut.
Në këtë letër ai thotë se arsyeja e dorëheqjes është pakënaqësitë që ka pasur i njëjti me subjektin politik në të cilin ka bërë pjesë.
Ai thotë se ka pasur presion të vazhdueshëm nga zyrtarë të këtij subjekti e së voni edhe iu është ushtruar trysni që ta kandidojnë për deputet, pa vullnetin e tij.
Kjo është letra e plotë që Ademi i ka nisur Aliut: