Shefi i mjedisit i OKB-së, Erik Solheim, ka dhënë dorëheqje të martën pasi u morr në pyetje nga për shpenzimet e tij të mëdha të udhëtimit të cilat pasuan me një protestë, thanë zyrtarët e OKB-së, transmeton Klan Kosova.
Ish ministri i mjedisit i Norvegjisë ishte në krye të Mjedisit të OKB-së me qendër në Nairobi që nga qershori 2016.
Ai u akuzua nga zyrtarë nga Kolumbia për shkak se sipas tyre tregoi pak respekt për mjedisin dhe përpjekjet për t reduktuar emetimet e karbonit të krijuara nga udhëtimet ajrore.
Dorëheqja e Solheim vjen përpara bisedimeve vendimtare në Poloni më 2 dhjetor për zbatimin e marrëveshjes së klimës në Paris.