Jevtiq “sulmin kundër fëmijëve serbë në Grackë” e quan “provokim të rëndë”

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:11 | Nga

Mediet njoftuan se mbrëmë në Stara Grackë të Lipjanit ka ndodhur në incident.

Sipas rtk2 dhe kurir, në parkun e lojërave në këtë fshat “shqiptarë ka në sulmuan fëmijë serbë të moshës së vogël”.

Këtë incident , sot e ka dënuar edhe nënkryetari i Qeverisë së Kosovës ministër për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq.

“Ky sulm është provokim i rrezikshëm” ka thënë Jevtiq përmes një komunikate.

Sipas kumtesës, ai ka shtuar se “aq më shumë, pasi që në rrëmujën e përgjithshme që u krijua gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur fëmijët , në duart e nënës është lënduar foshnja gjashtë mujore”.

“Ky është provokim i rëndë ndaj të cilit duhet përgjigjur menjëherë me arrestimin dhe caktimin e masës përkatëse të dënimit për aktorët, sepse në këtë rast ata janë të njohur për policinë. Është jashtë çdo logjike provokimi dhe sulmi ndaj të cilët nuk janë fajtorë për asgjë dhe të cilët me asgjë nuk kanë mundur të provokojnë diçka të tillë”, ka thënë Jevtiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme