Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar të parit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave që janë paralajmëruar të ndodhin në shtator.
Rama, në T7, ka thënë se, bëhet fjalë për një qeverisje që nuk e ‘’sheh Kosovën si të vetën’’
‘’Po normal që ai nuk do të jetë pjesë e protestës, për arsye se këtu e kemi një qeverisje e cila nuk e sheh Kosovën si të vetën, derisa nuk është e menaxhuar prej kryetarëve të VV’së, punojnë vetëm në baza partiake. Kryeministri nuk punon për çdo qytetar të Kosovës, por vetëm për ata që e kanë votu VV’në. E kemi një tendencë për krijimin e një autokracie, pra një shteti parti. Kemi pas komunizën, nuk na duhet komunizëm edhe një herë në vendin tonë, prandaj edhe nuk do t’i lejojmë këto tendenca autokratike’’