Joao Mario kërkohet nga katër skuadra angleze

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori portugez, Joao Mario ka oferta të shumta nga skuadrat angleze të Ligës Premier.

Joao Mario u transferua në verën e vitit 2016 te Interi nga Sporting Lisbona për një shifër të raportuar prej 40 milionë eurosh.

Megjithatë, fantazisti portugez nuk arriti të bind me cilësitë e tij dhe nuk u bë asnjëherë pikë referimi në formacionin e Nerazzurrëve.

Pas një sezoni e gjysmë të kaluar te Interi, zikaltrit vendosën ta huazojnë atë te West Hami në Ligën Premier.

Për gjashtë muaj të kaluar te Çekanët, reprezentuesi portugez zhvilloi 14 ndeshje duke shënuar edhe dy gola.

Por, drejtuesit e klubit anglez nuk vendosën blerjen përfundimtar të tij pasi oferta e tyre ishte larg kërkesës së Interit.

Portugezi këtë sezon mbeti te Interi, por deri më tani nuk ka luajtur asnjë minutë dhe largimi i tij është i pashmangshëm në afatin e janarit.

Sipas mediumit Calciomercato, Mario po kërkohet nga katër skuadra të Ligës Premier.

Southampton, Wolverhampton, Leicester City dhe Fulham janë të gjitha të interesuara në transferimin e tij gjatë janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme