Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht.
Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Biden do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.
Ai pritet që të vërtetojë mbështetjen e pa-rezervë të administratës së Presidentit Barack Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, mëson KTV-ja.
Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një magjistrale, me emrin e djalit të tij të ndjerë, Joe Biden.