John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpi të re 5 milionë dollarëshe

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Çifti i famshëm John Legend dhe Chrissy Teigen kanë blerë një shtëpi të re në lagjen “Ëest Hollyëood” të Los Anxhelosit, shtëpi kjo që iu kushtoi 5.1 milionë dollarë.

E ndërtuar në vitin 1930, shtëpia përbëhet prej 3 mijë e 440 metra katrorë, ku është e kombinuar arkitektura moderne me elementet natyrore, shkruan Mansion Global, transmeton Klankosova.tv.

Shtëpia ka kopshte kuverta dhe tarraca të shumta në natyrë që përfshijnë më shumë se 2 mijë metra katrorë dhe një pishinë, transmeton Klankosova.tv.

Hapësira e brendshme është e ndarë në katër dhoma gjumi, katër tualete, dhoma ndenjeje, ngrënieje si dhe një kuzhinë, poashtu është e pajisur me pajisje shtëpiake inteligjente dhe është vetëm disa hapa larg dyqaneve dhe restoranteve të njohura në Los Angeles.

Përveq kësaj çifti së fundmi bleu edhe një apartament në Manhattan.

Të ngjashme