Johnson premton të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja më 31 tetor

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Boris Johnson, favoriti në garën për kryeministrin e ardhshëm britanik premtoi sot se do të nxjerrë vendin nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me ose pa marrëveshjen e arritur.

Kryeministrja aktuale Theresa May do të japë dorëheqjen të premten, pasi ajo nuk arriti të zbatojë Brexit në kohë.

“Nëse fitoj, do të dalim me ose pa një marrëveshje më 31 tetor,” tha Johnson në një video në Twitter.

“Tani është koha për të bashkuar shoqërinë tonë dhe për të bashkuar vendin tonë”, shtoi ai. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme